Albin Kurti mesazh shqiptarëve në Mal të Zi të bashkohën

Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Nënkryetaren znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes, z. Martin Berishaj dhe aktivisten, znj. Valë Gjonbalaj, pritën në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika dhe Nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu.

Nika dhe Nimanbegu kanë kërkuar më shumë angazhim nga qeveria e re e Kosovës.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Z. Nika dhe z. Nimanbegu uruan Kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehën dëshirën që qeveria e re e Republikës së Kosovës të formohet sa më parë.

Ata ndanë edhe shqetësimin e tyre në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi, emigrimin në rritje, asimilimin dhe natalitetin e ulët, duke shprehë bindjen se qeveria e re e Kosovës do të ketë një vëmendje të shtuar për shqiptarët që jetojnë atje”, njoftohet nga LVV.

Njoftohet se Kurti i falënderoi për urimin e vizitën dhe i njoftoi me prioritetet e qeverisë së re të Kosovës që do të formohet së shpejti, e që janë punësimi dhe drejtësia.

“Në lidhje me shqiptarët jashtë kufirit dhe ata në Mal të Zi, ai tha se është e rëndësishme që ata të bashkohen por që edhe më e rëndësishme është t’iu zgjerohet korniza e mundësive në ato vende ku ata jetojnë e këtu një rol më aktiv pa dyshim se duhet ta kenë Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!