Nika dhe Nimanbegu e njoftojnë Kurtin me kërkesat e shqiptarëve në Mal të Zi

Sot në Prishtinë, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu, u pritëm në takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti, deputenin më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, njëherit kandidat për kryeministër, në takim ishin të pranishëm z.Martin Berisha, znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe znj. Valë Gjonbalaj.

Në takim folëm për shqiptarët në Malin e Zi, gjendja aktuale dhe sfidat që na presin. Ndër të tjera diskutuam për;
Ligjin zgjedhor në Mal të Zi, kërkesat e subjekteve politike shqiptare për vende të garantuara; pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare 2020; çështja e punësimeve propocionale në institucione publike; të drejtat kombëtare (arsimi,gjuha shqipe, simbolet kombëtare, trashigimia kulturore etj); Nevoja për investime dhe zhvillim ekonomik të vendbanimeve ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi.

U pajtuam që bashkpunimi të jetë i vazhdueshem, institucional e parimor për programe dhe interesa kombëtare gjithëpërfshirëse.

Faik Nika

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!