Skuadra e Deçiqit është mundur sot në Tuz nga kampioni Buduqnost me rezultatin 0:4.
Buduqnosti doli në fushë i motivuar për tu hakmarrë për humbjen në fillim të kampionatit (2:0) dhe barazimin në Podgoricë (2:2).
Motivi ishte i fortë, forma e shkëlqyeshme, kështu që në pjesën e parë rezultati ishte 0:2. Në fillim të pjesës së dytë futbollistët e Deçiqit kërkuan penallti por arbitri nuk reagoi dhe me kundra sulm Buduqnosti arriti te goli i tretë dhe në minutën e 67-të vendosën rezultatin përfundimtarë 0:4.
Deçiqi gjysmë sezonin e përfundoi në vendin e dytë në tabelë me 31 pikë dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Malit të Zi dhe ky është suksesi ma i madh në historinë e klubit.
Malësia.ME
