Piedestali për shtatorën e ”Gjergj Kastriotit Skenderbeut” në rrethrrotullimin para ndërtesës së Komunës së Ulqinit do të vendoset para Vitit të Ri.
Kjo u konfirmua për “Vijesti” në OJQ “Don Gjon Buzuku”.
Kështu, pushtetit lokal nuk do ti duhet të fillojë procedurë të re pranë Ministrisë së Kulturës, pasi që Programi për ngritjen e monumentit është i vlefshëm deri në fund të vitit kalendarik.
Nga OJQ-ja ”Don Gjon Buzuku” than se monumenti i Skënderbeut në bronz do të ngrihet më vonë, pas përfundimit të marrëveshjes së partneritetit dhe shpalljes së tenderit ndërkombëtar.
Afati për ngritjen e monumentit ishte marsi i këtij viti, ndërsa paratë duhet të sigurohen nga diaspora nga fondacioni “Simon Filipaj” me OJQ “Don Gjon Buzuku”.
Shtatorja do të jetë në bronz e lartë 1,5 metra dhe në piedestal prej 3,5 metra. Projektin e ka bërë Shpëtim Maraj nga Ulqini. Emri i Skënderbeut do të shkruhet në shtatore në gjuhen shqipe ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe gjuhën malazeze “Đerđ Kastrioti Skenderbeg 1405- 1468“.
Sipas “Vijesti”, piedestali me vlerë rreth pesë mijë euro do të vendoset nga Komuna.
Shtatorja, sipas të njëjtit informacion, do të kushtojë rreth 60 mijë euro dhe do të jetë e njëjta e asaj tashmë ekzistuese në Tiranë, vetëm me dimensione më të vogla.
Realizimi i projektit është duke vonuar për shkak të gabimeve të çuditshme të pushtetit lokale – dy herë propozimet për vendime mbi ndërtimin e shtatorës së Skenderbeut në Ulqin u korrigjuan, pavarësisht nga procedura e thjeshtë dhe nevojshme për të marrë dritën jeshile nga Ministria.
Kryetari i Komunës, Loro Nrekiq, mori miratimin nga Ministria e Kulturës për propozimin e programit dhe ndërtimin e shtatorës me emrin Gjergj Kastrioti, pastaj Kuvendi lokal miratoi propozimin me emrin e plotë të heroit shqiptarë – Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Kryetari i Kuvedit lokal, Ilir Çapuni, i cili është partneri i koalicionit të Nrekiq në pushtet, tha se është e vështirë që rastësisht të bësh të njëtin gabim dy herë.
Sipas “Vijesti”, piedestali me vlerë rreth pesë mijë euro do të vendoset nga Komuna.
Busti i Gjergj Kastriotit Skenderbeg u zbulua në tetor përpara shkollës që mbanë të njëjtin emër në Triesh në Komunën e Tuzit.
Malësia.ME