E tërheqim nismën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi, njoftoi sot opozita në Parlamentin e Malit të Zi.
Në deklaratë thuhet se “duke pasur parasysh njoftimin e Frontit Demokratik (FD) se do të dorëzojë nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, besojmë se bisedimet duhet të fillojnë pa vonesë për formimin e shumicës së re parlamentare”.
“Ne jemi të bindur se do të formohet një shumicë e re parlamentare dhe në atë mënyrë do të krijohen parakushtet e nevojshme për rënien e Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, thuhet në deklaratën e përbashkët të opozitës të dorëzuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).