Gjeloshaj nuk merzitet për qeverinë

Alternativa Shqiptare për votëbesimin ndaj qeverisë do të vendosi në kryesinë e partisë në kordinim me partnerin e koalicionit Partinë Demokratike të Fatmir Gjekës.

“Kur është fjala për votëbesimin ndaj qeverisë ne jemi shumë të relaksuar, sepse Alternativa Shqiptare nuk ka asnjë përfaqësues politikë në qeveri dhe asnjë marrëveshje koalicioni me partitë në pushtet, dhe në qoftë se SDP del nga qeveria, ne jemi të gatshëm që të jemi pjesë e një shumice të re, vetëm nëse na respektojnë si partnerë”- shprehet për CDM deputeti Nik Gjeloshaj.

Ai konsideron se demokracia parlamentare në Mal të Zi në praktikë vështirë se do të ringjallet për arsye se siç thekson ai kemi politikan dhe parti parapolitike.

“Qeveria nga Parlamenti që e ka zgjedhur kërkon të shoh nëse ajo mund të vazhdojë të realizojë programin e vet në vitin 2016, pa dyshim kjo është një nismë legjitime e përcaktuara me Kushtetutë dhe se çdo gjë është në përputhje me rregullat dhe demokracinë. Dëshmia më e mirë është se Ranko Krivokapiq Kryetari i Kuvendit ka caktuar seancën me 25 janar me rastin e iniciativës së Qeverisë. Ngadalësimi e kësaj iniciative nga ata që vetëm disa muaj më parë nisën të njëjtën gjë, por nuk arritën të fitojë mbështetje në mënyrë që në bazë të Rregullores së Kuvendit iniciativa për votëbesimin e Qeverisë të ishte në rendin e ditës, është tejet joserioze dhe vetëm tregon papjekurinë demokratike të subjekteve politike ku vetëm në disa muaj për të njëjtën pyetje kanë mendime të ndryshme”. është shprehur Gjeoshaj.

“Lajmi që SDP do të votoi kundër Qeverisë e konsideroi si të drejtë të tyre legjitime por një vendim i tillë është i diskutueshëm nga ajo ”a do të” dhe ”si do të” deklarohet një tjetër parti politike. E drejta dhe lufta e çdo subjekti politikë është të jetë në pushtet.

Pothuajse të gjitha partitë opozitare kanë kërkesë që me DPS të formojnë qeveri të përbashkët deri në zgjedhjet e reja dhe ngadalësojnë mundësin që një tjetër parti të tregojë interes që të jetë me DPS në pushtet.

Të jemi të qartë Alternativa Shqiptare kurrë nuk do të mbështesë Qeverinë në të cilën do jenë ata që çdo ditë fyejnë pakicat kombëtare, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të cilët janë kundër NATO-s, për të cilët shfaqja e flamurit shqiptarë është provokim, të cilët sulmojnë me gurë ambasadën shqiptare, madhërojnë veprat e Sheshelit dhe Milosheviqit prej të cilëve janë distancuar edhe bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë, për të cilët Srebrenica nuk është gjenocid”- thotë Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!