Beogradi nisë trenin për Mitrovicë ”Kosova është Serbi, Kosova e ndal në kufi

Serbia sot ka nisur në drejtim të Mitrovicës, për herë të parë pas 18 vjetësh trenin e dizajnuar brenda me konografi ortodokse serbe dhe jashtë më mbishkrime provokuese ”Kosova është Serbi”.

Policia e Kosovës nuk e ka lejuar këtë tren nga Beogradi që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje nga forcat speciale policore të cilat e kanë bllokuar hekurudhën.

Treni ishte dhuratë nga Rusia për Beogradin.

Zyrtarët në Kosovë, këtë linjë e quajnë ilegale.

Autoritetet republikane të Kosovës reaguan ashpër kundër këtij provokimi të Serbisë dhe kërkuan që treni të mos lejohej të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.

Më herët, policia e Kosovës ushtroi një kontroll të imtësishëm në gjurmët e hekurudhës pas raportimeve se në të ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese.Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti tha se nuk u gjet asnjë lëndë shpërthyese dhe se lajmi ishte i pasaktë.

Vuçiq: Shqiptarët duan luftë

 Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, i është drejtuar gazetarëve në lidhje me çështjen e trenit serb të nisur për në Kosovë ditën e sotme, e i cili u ndalua që të hyjë me një vendim të Qeverisë së Kosovës.

Vuçiç akuzoi Prishtinën për një plan të detajuar për të ndezur konflikt duke ndaluar trenin e nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës.

Vuçiq tha se institucionet në Kosovë veçse i kanë nisur trupat policore në kufi, në Jarinje, të cilët, sipas tij, kanë pasur për detyrë që të arrestojnë “ngasësin e trenit dhe udhëtarët”.

“Kur e kanë parë serbët se çka po bëjnë shqiptarët, i kanë rrethuar policët shqiptarë dhe pastaj, pa lejen e askujt, i kanë nisur 17 vetura të blinduara Cobra të njësisë speciale ROSU me dëshirën e nisjes së një konflikti i cili do të ishte i përmasave të mëdha”, ka thënë Vuçiq.

“Ndalimi i trenit në stacionin e Rashkës ishte vendimi im dhe jam krenar për këtë. Vendimi ishte për të shmangur dhunën, konfliktin, viktimat dhe për të ruajtur paqen”, u shpreh ai.

Kryeministri serb deklaroi se për këtë ka informuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini si dhe Rusinë e Kinën, ndërsa u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të ruajnë qetësinë.

Në fund, ai pati një “kërkesë dhe vërejtje” të fundit për shqiptarët.

“Serbët duhet të mbesin në tokën e tyre e shqiptarëve u them mos u përpiqni t’i sulmoni serbët me armë, sepse Serbia do të reagojë. Ua kam tërhequr vërejtjen të tjerëve që po heshtin. Për ne është problem nëse dikush i vret serbët. Nuk e lejojmë askënd që t’i vrasë serbët. Silluni me përgjegjësi dhe se paqja është në interes të të gjithëve.

Image

Mustafa: Kosova nuk toleron provokimet

Srodna slika

Kryeministri Isa Mustafa doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku përshëndeti ndalimin e futjes në territorin e Kosovës të trenit të nisur nga Beogradi.

Ai e quajti provokim të pashembullt përpjekjen serbe dhe kthimi i trenit ishte gjëja më e drejtë.

“Kthimi mbrapsht i këtij treni është gjëja më e drejtë sesa futja në territorin e Republikës sovrane të Kosovës. Kosova nuk do të lejojë provokime të tilla”, tha ai.

Kryeministri sqaroi se ishin mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore për t’u përballur me situatën dhe se për rastin ishin informuar institucionet dhe misionet diplomatike ndërkombëtare.

“Kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar. Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime me krerë të institucioneve dhe misioneve diplomatike, në mënyrë që të pengojmë synimet e mbrapshta të Serbisë për të cënuar paqen në Kosovë”, tha ai.

Pak para Mustafës, ishte kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç që në një konferencë për shtyp akuzoi Prishtinën për nxitje të tensioneve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!