Simeone i bën “surprizën” e radhës Keidi Bares – Emanuele Ndoj drejt Serisë A

Diego Simeone i bën surprizën e radhës 19 vjeçarit Keidi Bare. Trajneri argjentinas e ka ftuar sërish mesfushorin shqiptar për ndeshjen e kampionatit këtë të shtue.

Atletiko e Madridit do të luajë përballë Betisit, dhe Bare do të jetë sërish në skuadër.

Mesfushori shqiptar tashmë po zë një vënd të rëndësishëm te skuadra spanjolle dhe trajneri Simeone kërkon që ta ingranojë akomë më shumë lojtarin e ri shqiptar.Bare konsiderohet si një nga lojtarët më premtues dhe Simeone duket se e ka kuptuar këtë gjë.

Emanuele Ndoj drejt Serisë A

Rezultat slika za emanuel ndoj

Emanuele Ndoj u transferua nga Roma te Breshia për shifrën e 1.2 mln eurove, para që ai deri më tani i ka justifikuar.

Për talentin shqiptar tashmë interesohen disa skuadra nga Seria A, ku nuk mungojnë as kontaktet. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, për Ndoj janë të i teresuara Atalanta, Kievo dhe Bolonja.

Për 20 vjeçarin pritet një e ardhme e ndritur, duke parë aftësitë që ai ka. Emanuele Ndoj këtë sezon është aktivizuar në disa ndeshje me Breshian, duke dhuruar paraqitje të mira.

Kjo gjë ka tërhequr edhe vëmënjen e klubeve në Serinë A, që e kanë kthyer në objektiv talentin shqiptar.

Talenti i Skenderbeut transferohet në Ligën e parë franceze

Talenti nga Prishtina i KF Skënderbeut Agim Zeka bën hapin gjigant në karrierë, teksa dje ka firmosur zyrtarisht në ekipin e Ligës së parë franceze, Lila.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili ka bërë me dije se Zeka tashmë do të jetë pjesë e Lilës

Gattuzo kërkon Manajn

Rei Manaj pritet të ndryshoje skuadër këto ditë, pasi Peskara do e kthejë mbrapsht tek Interi.

Skuadra e cila ka dalë në skenë së fundmi për Manj është Piza dhe sipas medieve italiane gjithçka është drejt mbylljes.

Me Manajn ka folur vetë trajneri Gatuzo që e ka bindur atë, ashtu si edhe portieri Ujkani.

Manaj duket se është gati të zbresë në Serinë B, aty ku hapësirat për të do të jenë më të mëdha. Veç Ujkanit, ai gjen edhe Edgar Çanin, me të cilin do rivalizojë për një vend në sulm.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!