Zenka: Është e rëndësishme përfshirja e shqiptarëve në Qeveri (Video)

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, Mehmet Zenka thotë se është e rëndësishme përfshirja e shqiptarëve në Qeverinë e re malazeze. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se shqiptarët në këtë rast përfitojnë në shumë aspekte dhe mbeten faktor i rëndësishëm politik në Mal të Zi.

Sa i përket Komunës së Tuzit Mehmet Zenka tha se në seancën pranverore të Kuvendit të Malit të Zi do të aprovohet ligji që Tuzi të bëhet komunë e plotë si të gjitha tjerat në Mal të Zi, ndëra aplikimi do jetë në vitin 2018, tha Zenka.

Shperndaje