Rama: PS, meritor për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,  e ka cilësuar miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhëve si një ngjarje të madhe, e cila vite më parë as që mund të imagjinohej. Gjatë konferencës së Forumit Rinor Socialist, ai deklaroi se miratimi i këtij ligji, është një meritë e madhe e qeverisë së tij, e cila ka pasur një qasje mjaft të rëndësishme ndaj marrëdhënieve me Maqedoninë.

“Nëse për para pak ditësh, në parlamentin e Maqedonisë, kaloj një ligj i cili nuk mund as të imagjinohej deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari duhet të jeni të gjithë krenarë, duhet të jenë krenarë gjithë ata që kanë votuar e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit nuk do të kishte sot  gjuhë shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni”, tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Më tej Rama është shprehur se Shqipëria nuk dëshiron të bëhet e vetme pjesë e familjes evropiane, por së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, kryesisht aty ku ka shqiptarë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!