Në Ulqin më 4 shkurt, do të mbahen zgjedhjet lokale, ku qytetarët do të zgjedhin midis 10 listave – tetë parti dhe dy koalicione.
Pushteti i tanishem, i përbërë nga DPS dhe partitë shqiptare, pret një rezultat të mirë, por çështja është se kush mund të jetë në koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve.
Rezultat të mirë në zgjedhjet presin të gjithë ushtruesit e pushtetit aktual, që përbëhet nga DPS, FORCA, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Demokratike.
Qëndrimi fitues më së shumti kanë në DPS nga i cili vjen paralajmërimi se në katër vitet e ardhshme ata do të udhëheqin Ulqinin.
Kryetari i Komunës do të jetë nga DPS-ja. Ne presim që do të jemi partia më e fortë politike në Ulqin,” tha Loro Nrekiq bartësi i listës së DPS.
Partitë shqiptare gjithashtu presin mbështetje të madhe nga votuesit.
“Ne në zgjedhje dalim me partnerët tonë tradicional nën moton ” Zgjohu Ulqin “. Pritjet tona janë të jemi më të forta se sa ishim,” tha Fatmir Gjeka (PD).
“Ne kemi një listë që është mbi 85 për qind e përbërë nga kuadro të rinj, të arsimuar dhe me përvojë, të cilët janë të gatshëm të punojnë dhe të bëjnë gjithçka për popullin dhe qytetin e tyre”, tha Mehmet Zenka (UDSH).
Nga Lëvizja Qytetare e URA u bëjnë thirrje partive shqitare të largohen nga DPS-ja.
“URA në asnjë mënyrë nuk do të hyjë në koalicion me DPS dhe unë jam i bindur se do ta dërgojmë sërish DPS-në në opozitë, ashtu siç bëmë në vitin 2014. Partnerët tonë natyrorë janë partitë nacionale shqiptare”, tha Omer Barjaktari (URA).
Nga ana tjetër, partitë shqiptare nuk tregojnë se mund të ndodhin ndryshime të tilla.
“Nuk pres që të ndolli diçka e re, në mënyrë eksplicite pas zgjedhjeve,” tha Gjeka.
Edhe nga DPS, thonë se me shum gjasa do të shkojnë në koalicion me partitë shqiptare.
“Para të gjithash, UDSH, si partneri ynë strategjik, atëherë FORCA, PD-ja të gjitha janë në kombincion, kështu që do zgjedhim ata që janë më të besuarit dhe më të mirët edhe në nivelin shtetëror”, tha Nrekiq.
/Malësia.ME/