Vujanoviq beson se SHBA e kupton vendimin e Malit të Zi për Jerusalemin

Refuzimi i Malit të Zi për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit nuk është kundërshtim ndaj Presidentit Donald Tramp dhe vendimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Ai konsideron se kështu  e kanë interpretuar edhe në SHBA.

Siç tha Vujanoviq në një intervistë me Zërin e Amerikës, kjo është një tregues që Mali i Zi mbështet negociatat e paqes në Lindjen e Mesme. Vujanoviq beson se çdo qëndrim i Malit të Zi në Kombet e Bashkuara mund të interpretohet vetëm si një qëndrim dashamirës për sukses të negociatave të paqes dhe për marrëdhëniet e mira mes Palestinës dhe Izraelit.

Besoj që edhe në SHBA është kuptur kështu, tha Vujanoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!