Gjeloshaj: Kryetari i Komunës vazhdon me manipulime

Kryetari i ASH, Nik Gjeloshaj ka reaguar permes profilit ne FB, në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq për investimet në Malësi.

Reagimin e plotë mund ta lexoni më posht:

Të nderuar miq,

Shumë shpejt u konfirmua Pohimi im në Parlamentin e Tuzit, që Kryetari Axhoviq, nuk i njeh çështjet elementare për të drejtuar Komunën.

Ashtu siç ju kam njoftuar, Kryeqyteti me Buxhetin dhe programin e rregullimit hapësinor, për Tuzin ka planifikuar 1.148.000€, kurse ky zotëria , ndër të tjera ka nëshkruar që Tuzi po nga ky buxhet të ketë vetëm 465.000€.

Duket që Z.Axhoviq as që e ka lexuar e shikuar buxhetin e Kryeqytetit, e jo analizuar, pra ka nënshkrua çka i kanë sjell ata, pa vërejtje!!

Duhet ta dijnë opinioni i gjerë që, me marrëveshje që ka nënshkrua Z.Axhoviq është i paraparë VETËM rrethrrotullimi, ndërsa manipulon me projektet tjera, që janë të planifikuara në buxhetin e Komunës.

Çka është edhe më cinike, del me Deklaratën për projekte kapitale në Malësi, pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale!

Shumë mirë e dini Ju qytetarë, që këto premtime i kemi dëgjuar shumë herë nga zotëria në fjalë dhe zyrtarë të pushtetit, më shumë se një dekadë!
Pra, këta zotërinjë vite me radhë na premtuan: sallën e sporteve, tregun, bulevardin, etj projekte që asnjë prej tyre nuk është realizuar!

Ps Po ndajmë me ju edhe dokumentin e nënshkruar, ku dokumentohën pohimet tona dhe del në dritë manipulimi i kryetarit në largim!

Me respekt,
Nik Gjeloshaj

Fotografia e Nik Gjeloshaj

Fotografia e Nik Gjeloshaj

Fotografia e Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!