Ambasadori Kosovës dhe i Kroacisë inagurojnë përmendorën viktimave të tërmetit në Ulqin

Sot në Ulqin është mbajtur ceremoniali i përurimit të memorialit të viktimave të tërmetit në Ulqin më 1979, nën patronatin e komunës së Ulqinit.

Ilir Çapuni, kryetar i asamblesë së komunës së Ulqinit ka theksuar se ky është një gjest ndaj bashkëqytetarëve që ranë viktima të katasrofës natyrore dhe me këtë rast ka theksuar se ndihma nga Kosova ishte e para që arriti në Ulqinin e shkatërruar.

Kryetari i komunës Loro Nrdekiq thekosojë se ata bashkëndiejnë edhe me viktmat e tërmeteve në Shqipëri e Kroaci.

Përmendorën e përuruan ambasadori i Kosovës Ylber Hysa dhe ai i Kroacisë, Veselko Grubjeshiq para qytetarëve të Ulqinit.

Ambasaodri Hysa theksoj që Kosova do të qëndroj gjithmonë pranë Ulqinit, sikurse atëherë më 1979 edhe tani. Atëherë një momument identitar i trashigmisë kishte pësuar më së shumti- Kalaja e Ulqinit- sikurse edhe tani me rastin e vërshimeve dhe me këtë rast qeverija e Kosovës, sikurse edhe më parë, ka reaguar me një ndihmë simbolike: një donacion prej 10.000 eurove për sanimin e dëmëve të mureve të Kalasë, që është një simbol i qytetit.

Ambasadori kroatë falenderoi për solidarizimin me vendin e tij pas tërmetit.

Përmendorja është ide dhe dhe vepër e artistëve Ulqinak, Mentor Llunji, Sami Flamuri dhe Muhmed Muharremoviq e punuar nga guri vendor që simbolizon rilindjën.

error: Të drejtat e rezervuara !!