Bashkë në zgjedhje: Kurti kandidat i VV-së për kryeministër, Osmani për presidente

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit. Pas marrëveshjes Kurti dhe Osmani kanë dalë në konferencë të përbashkët.

Në këtë konferencë Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët.

“Ne do të garojmë bashkë që do të fitojmë bashkë, për shkak se janë referendum. Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve lokale në Podujevë, Llap, Besianë në Kosovë nuk ka më zgjedhje sepse ka referendum, edhe me 14 shkurt nuk është më situate e vjetër”, ka thënë Kurti.

Kurti ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!