Elvir Maloku përforcon Deçiqin

Deçiqi solli përforcimin e dytë në afatin kalimtar të janarit.

Ashtu siç kishim njoftuar mesfushori anësor Elvir Maloku ka mbërritur në Tuz.

Maloku është 24 vjeç dhe ka lindur në Rijeka, ai kaloi grupmoshat e reja të Kroacisë dhe më vonë bëri debutimin e tij për Kombëtarën Shqiptare U21.

Nga viti 2013 deri në 2016 ka luajtur për Hajdukun e Spliti. Më tej karriera e tij ka vazhduar në kategorinë e dytë në Spanjë te Gimnastik, pastaj në Qipro te ekipi AEK Larnaka, në Slloveni tek Aluminijum, ndërsa sezonin e kaluar ka qënë pjesë e ekipit polak Olimpia.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!