Nimanbegu: Filluan punimet në Kalldërmimin e Kalasë

Kur punon për të mirë shpesh has në pengesa dhe është e vështirë të mëposhtesh ato të cilat të mirës nuk i gëzohen, që minojnë të mirën e përgjithshme për hirë të interesave vetjake ose agjendave politike dhe qëllimit thjeshtë kundër.

Çka një njeri apo një shoqëri le pas vetit gjeneratave të reja nuk mvaret vetëm nga ne. por duhet punuar me këmbëngulje dhe puna del në shesh.

Sot, me 13 janar 2021 filluan punimet në Kalldërmimin e Kalasë, filloi kjo me ndryshimin e Buxhetit për 2015 me një vlerë prej 200,000euro.

Jan kaluar shumë e shumë hapa ligjore administrative, tenderike, revizione, suprarevizione, leje ndërtimi dhe Ndryshimi famkeq i ligjit mbi ndërtim që vonoi për së paku 2 vite fillimin e ndërtimit, plus Korona 2020 etj Por, fakti që filluan punimet është i mjaftueshëm që të urojmë njëri tjetrin që kjo punë të eci përsëmbari, të jete e mirë dhe cilësore dhe të përmbushi nevojat e banorëve të Kalasë në furnizimin e ujit, rrymës, internetit,, ndriçimit e rrugëve dhe shesheve tona.Le të jetë kjo punë hap për aksesin më të lehtë të vizitorëve dhe turistëve qytetit tonë Ulqinit dhe nxitje për hapjen e bizneseve të reja në Kalanë XXV shekullore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!