Alban Skënderaj ka ardhur me një projekt të ri muzikorq ë është një baladë.
Shën Valentini është dita që këngëtari ka zgjedhur për të lansuar këngën ‘Unë dhe ti’.
Ai kishte kërkuar nga publiku që të jetë pjesë e klipit, duke dërguar video të ndryshme.
Kënga vjen e kompozuar nga nga Albani, videoklip është realizuar nga Entermedia dhe është mjaft i veçantë, për shkak të videove dhe fotove të çifteve shqiptare që janë përfshirë.