Vizitë historike, Kerry në Tiranë: Jeni në rrugën e duhur (Video)

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë John Kerry, kulmoi me mesazhe të rëndësishme për Shqipërinë.

Vendi është në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor.Ky ishte ndër të tjera, mesazhi i dhënë nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, në deklaratën për shtyp të mbajtur pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkuruajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre”, deklaroi Kerry.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama konfirmoi që pjesë e bisedimeve ka qenë edhe reforma në drejtësi. Ai shprehu bindjen se Kuvendi do ta kalojë atë brenda muajit mars dhe këtë bindje e bazoi në inkurajimin e marrë nga kryediplomati amerikan.

Pas përfundimit të takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë, Xhon Kerri zgjodhi të shkojë në këmbë deri tek hoteli ku u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Gjatë ecjes për në hotel, Kerry takoi njerëzit që ishin mbledhur posaçërisht për të përpara kryeministrisë.

Në një vizitë e cila u cilësua si historike sekretari amerikan i Shtetit, takoi edhe presidentin shqiptar Bujar Nishani, ndërsa në agjendën e tij mungoi takimi me partnerin e koalicionit qeverisës së Ramës, liderin e LSI-së Ilir Meta.

Për më shum rreth vizitës së Kerry në Tiranë ndiqni Videot

Basha takon Kerryn

Mediat e Hueja për viziten e Kerry në Tiranë

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!