Opozita vendos për bojkotim të zgjedhjeve në Nikshiq

Opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Nikshiq më 12 mars, u ra dakord sot njëzëri në takimin në të cilin partitë opozitare diskutua për hapat e mëtejme pas njoftimit për arrestimin e deputetëve të DF Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq.

Pas takimit ata nuk deklaruan nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Parlamentit në të cilën do të diskutohet për heqjen e imunitetit të dy deputetëve të DF, të cilët dyshohen për pjesmarrje në organizatën kriminale e cila tentonte grusht shteti në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Në takimin i cili u mbajtë në Podgoricë morën pjesë përfaqësuesit e Frontit Demokratik (DF), Malit të Zi Demokratike, Demos, Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Social Demokratike (SDP) dhe Partisë Socialiste Popullore (SNP).

Afati i fundit për dorëzimin e listave për zgjedhjet në Nikshiq mbaron sonte në mesnatë./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor:Anton Gjokaj

Shperndaje