Mali i Zi lider në rajon me 55 parti: Politika si biznes fitimprurës

Mali i Zi ka 650,000 banorë dhe 55 parti. Sipas këtyre statistikave, ne jemi absolutisht kampion në rajon, një parti në 12,000 banorë. E gjithë kjo tregon qartë se sa shumë na pëlqen të merremi me politikën dhe që funksioni është fuqi.

Fotografia e Anton GjokajAnalisti politik Ranko Gjonoviq tha për CdM se politika është një biznes fitimprurës në Mal të Zi.

“Hiperproduktimi i partive flet mbi dëshirën e individëve, udhëheqësve që duan nga kjo të bëjnë biznes dhe karriera. Ne politikës jemi përkushtuar, sepse shihet se politika është një fuqi që mundëson përfitime financiare dhe përfitime të tjera. Mangësia e njohur malazeze është se pushteti dhe vendimmarrja për fatin e të tjerëve është shumë e theksuar, ” tha Gjonoviq.

Ai thotë se ky fenomen është veçanërisht i theksuar në vendin tonë.

“Përmes partive, individët duan të vendosin për fatin e të tjerëve, duke u betuar, dikush duke mbajturdorën në zemër, dikush grushtin, dikush mban leksione morale, si do të jetojmë më mirë, e në fakt vetëm kujdesen për veten dhe interesat e tyre. Interesi personal është vendimtar këtu. Për të ardhur deri te një kolltuk dhe pastaj për të kënaqur veten “, mendon ai.

Fotografia e Anton GjokajPër të kënaqur ambiciet personale

Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj, thotë se është mirë që në demokraci të ketë më shumë parti, sepse qytetarëve u jepet një sërë qëndrimesh dhe mendimesh rreth situatës socio-ekonomike në shoqëri. Megjithatë, ai nuk ka dilemë – partia në Malin e Zi ka shumë.

“Për aq sa unë e di, ne jemi udhëheqës në rajon me numrin e partive dhe politikanëve për kokë banori. Partitë e reja po formohen kryesisht brenda bllokut të opozitës. Sipas meje, krijimi i vazhdueshëm i partive politike nga ana e individëve vetëm tregon se ekziston një tendencë për të kënaqur ambiciet personale, ” tha Gegaj.

Fotografia e Anton GjokajStruktura e ngurtë

Nëse partitë në Malin e Zi do të punonin si kompani, të cilave u shikohet efikasiteti, atëherë do të ishin vetëm disa prej tyre. Të tjerët do të zhdukeshin, thote funcioneri i Alternatives së MZ Vesko Pejak.

Ai pretendon se në Malin e Zi, partitë kanë struktura tepër të ngurtë. Në shumicën e partive, udhëheqësi është Zoti, një qenie e pagabueshme që di gjithçka (përveç punës së tij).

“Udhëheqësi pyetet për gjithçka, ai përcakton gjithçka (nga pastruesja e deri te emërimi i kandidatëve për deputetë) dhe është i pagabueshëm. Në kushte të tilla, nuk ka shumë vend për avancim në parti. Ajo irriton shumicën e njerëzve dhe krijon partitë e tyre (të llojit të ngjashëm). Një problem tjetër është financimi i partive. Partitë kryesisht nuk financohen nga burime reale, “tha Pejak./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!