Gjeloshaj: Urime Albin, shqiptarët në Mal të Zi ishin krejt dhe drejt me Ju

Kryetari i komunës së Tuzi, Nik Gjeloshaj i ka uruar fitoren në zgjedhjet parlamentare kreut të Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Unë asnjëherë nuk kam kalkuluar, edhe kësaj herë KREJT dhe DREJT, për Albin Kurtin !

Sot në ditën e të dashuruarve, Kosova tregoi dashuri të madhe për ndryshim! Kosova tregoi krejt dhe drejt se në referendum ka Vetvendos!

Urime Albin, referendumi kaloi me sukses, ndërsa te Ju është përgjegjësia më e madhe gjerë më tani, por ne kemi besim se do t’ia dalësh!

Shqiptarët në Mal të Zi ishin krejt dhe drejt me Ju ashtu siç u desht, birin e vet e perkrah shtëpia e vet!Urime Kosovë për zgjedhje të realizuara me pjekuri dhe sukses!Sinqerisht,NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!