Çmimet e karburanteve në pikat e karburantit në Mal të Zi nga nesër pritet të rriten për rreth katër cent, sipas të dhënave paraprake të lëvizjes së çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe kursin e dollarit dhe euros, shkruan Vijesti.
Kështu, çmimet e karburanteve në Mal të Zi do të jenë në nivelin më të lartë historik.
Sipas këtij vlerësimi, çmimi i ri i benzinës BMB 98 nga nesër do të jetë 1.58 euro, super BMB 95 do të jetë 1.54 euro, ndërsa Eurodieseli 1.43 euro./Malësia.ME/