LQ URA dhe opozita nuk dërguan deri mbrëm në mesnatë iniciativën në Kuvend për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të zgjidhej kreu i ri i Kuvendit që ishte edhe afati i fundit, kështu që deputetët me shumë gjasa do të vendosin në seancën e rregullt, e cila fillon më 1 mars.
Nga LQ URA njoftuan se konsultimet për formimin e qeverisë pakicë po shkojnë në drejtimin e duhur dhe do të vazhdojnë edhe sot, dhe theksuan se besojnë se qeveria do të formohet, pavarësisht mesazheve të DF për bllokadë të Malit të Zi.
Në Plevla mbrëmë është mbajtë protesta kundër formimit të qeverisë pakicë, nga ku kryedemokrati Beçiq ka thënë se qytetarët nuk duhet të lejojnë “një nga tradhtitë më të mëdha që Mali i Zi kujton”. /Malësia.ME/