Ditën e sotme do të nis raundi i ri i konsultimeve për formimin e qeverisë së pakicës. Nga LQ URA thonë se biseda do të sillet rreth kuadrove dhe strukturës së ekzekutivit.
“Nuk mund të japim emra konkret, sigurisht që ka një kornizë të caktuar dhe konsultimet tani për tani po shkojnë në drejtimin e duhur. Gjithçka që kemi planifikuar dalëngadalë po arrihet”, tha Mileta Radovaniq, sekretari i përgjithshme këtij subjekti.
Teksa URA po përgatitet të vazhdojë bisedimet, Fronti Demokratik ka njoftuar aktivitete për të parandaluar, siçthonë ata, tradhtinë e vullnetit elektoral të qytetarëve. Ata paralajmërojnë aktivitete intensive që synojnë bllokimin e vendit. Në URA besojnë se pavarësisht kësaj, qeveria e pakicës do të formohet./TVTeuta/