Eurovision: Publikohet videoklipi i këngës së Shqipërisë

Ka dalë versioni final i këngës përfaqesuese të Shqipërisë në Eurovision 2016 që do mbahet në Suedi.

Kënga e Eneda Tarifës vjen në versionin anglisht me titull “Fairytale Love”.

Tarifa, e cila u shpall fituese në Festivalin e 54-ët të këngës në RTSH, gjatë një interviste në TVSH, shpreson që versioni i këngës në anglisht të ketë popullaritet dhe ajo të arrijë një rezultat të mirë në Eurovisionin e sivjetëm.

Deri tani suksesin më të madh të Shqipërisë në Eurosong, e ka siguruar këngëtarja kosovare Rona Nishliu që në vitin 2012 në Baku, Azerbajxhan.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!