Podgoricë: Me 24 mars protestë e madhe anti-Nato

Fronti demokratik do të organizojë me 24 .mars protestë në Podgoricë në ditën kur shënohet përvjetori i NATO bombardimeve në RF të Jugosllavisë , ka kumtuar kryetari i Demokracisë së re serbe Andria Mandiq në tribunën e sotme anti-NATO.

Sot në Podgoricë ,në organizimin e partisë Demokratike popullore është mbajtur tryezë e rrumbullakët në temën “Sfidat gjeopolitike , neutraliteti ushtarak i Malit të Zi”. Në konferencë kanë folur Zhelko Cvijanoviq , kryeredaktor i Novi standard , kryetari i Partisë popullore demokratike Millan Knezheviq , kryetari i NOVA –s Andria Mandiq kryetari i Partisë punëtor Janko Vuçiniq, kryetarja e Partisë demokratike serbe Dragica Peroviq, kryetari i Partisë së unitetit demokratikë Nebojsha Jushkoviq dhe Igor Damjanoviq , koordinues i Lëvizjes paqësore “Jo në luftë- jo në NATO”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!