Gjeloshaj: Shkelje flagrante e procedurave formale nga shumica amatore

Zyrtari i lartë dhe këshilltari i ASH, Nikë Gjeloshaj ka reauar ashpër ndaj sjelljeve të zyrtarëve të lartë të Komunës së Tuzit në lidhje me shkeljen e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës.

Të nderuar qytetarë,

Cirkus pas cirkusi…
Ky është epiteti më i përshtatshëm i administratës aktuale në Tuz, gjegjësisht i veprimeve antiligjore të njëpasnjëshme që ata po bëjnë.

Pas reagimit të Alternativës Shqiptare, ata pranuan gabimin dhe shkeljen e ligjit, si dhe të Statutit të Komunës së Tuzit, duke e “përmirësuar” shkeljen, me një shkelje tjetër të Statutit!

Ashtu që sot, pasiqë para instancave legjislative e kuptuan se nuk mund t’u kalojë votimi i dyfishtë i Axhoviq, në menyrë jashtëligjore e “anuluan” gjithë procedurën e zgjedhjes së Kryetarit.
Pra, ajo ligjërisht kurrë nuk ka ndodhur, sepse ndodhën gabime proceduriale” , me qëllim që ta qesin në votim për herë të tretë. Këto akte të zotërinjëve në fjalë, jo që janë qesharake, por amaterizma të paparë politik, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon e më gjërë!

Sot, në mes tjerash, me një normë juridike të pa zbuluar deri më sot, e që nuk mund të gjendet as në Statut, e as në rregullore të punës dhe në ligj për administrim lokal, pozita me votën e vet “anulov vendimin që nuk është sjellur kurr”, me përfundimet që nuk janë obligative!

Përveç këtyre cirkuseve, një provë tjetër e injorancës politike dhe injorimit total të Statutit dhe keqperdorimit të pozitave zyrtare të shumicës aktuale, është edhe ftesa që ishte e përgatitur para seancës së sotme, ku votohej anulimi i procedurës së votimit, material i cili na jepet menjëherë pas perfundimit të mbledhjes së sotme të Kuvendit…

Alternativa Shqiptare nuk do të lejojë të luhet me institucionet dhe qytetarët e Malësisë, në të kundërtën ne do të procesojmë shkeljet statutore të akterëve të cirkuseve të ngjajshme në Gjykatën Administrative.

NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!