Koalicioni qeverisës anulon vendimin për zgjedhjen e Axhoviq për kryetar të Komunës

Me kërkesë të këshilltarëve të Partis Demokratike të Socialistëve (DPS) dje u mbajt vazhdimi i seances së dytë të Kuvendit të Komunës së Tuzit.

Me votat e koalicionit qeverisës DPS-PB-UDSH-SD u anulua vëndimin për zgjedhjen e Abedin Axhoviq për kryetar të Komunës për shkak të gabimeve dhe shkeljes së procedurës në seancen e mbajtur me dy mars.

Si pas këti vendimi, kryetari i Kuvendit është i detyruar që përmes procedures së përshpejtuar të thërrasë seancen e ardhshme në të cilen do të zgjidhet kryetari i Komunës.

Këshilltaret e opozites theksuan se nuk mund të bëhet anulimi i votimit pasi që vendimi as nuk është shpallur zyrtarisht.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!