Skuadra e Deçiqit ka shënuar fitore të pastër 0:3 si mysafire e Podgoricës, në kuadër të javës së 25-të kampionatit.
Mysafirët nga Tuzi shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Ilir Camaj (9’) dhe Marko Tuqi (39’), teksa golin e fundit në këtë takim e shënoi Matija Bozhanoviq, i cili realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Me këto tre pikë, Deçiqi përforcon pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë, dy më shumë se përcjellësi më i afërt Sutjeska.
Në ndeshjen e ardhshme, ekipi nga Tuzi e zhvillon me 20 mars (të shtunën), ku është nikoqir i ekipit OFK Titograd, ndeshje që pritet të startojë nga ora 17:00.