Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se koncepti i qeverisë është drejtë përfundimit dhe deputetët në Kuvend, duke votuar pro ose kundër, do të tregojnë qëndrimin e tyre ndaj pakicave, por edhe ndaj rrugës evropiane të Malit të Zi. Ai në emisionin e mëngjesit në RTMZ deklaroi se është fitore e madhe e Malit të Zi qytetarë që mandatuari i emëruar për kryeministër është shqiptar.
“Për shkak të kolltukut disa do ta zhvendosnin Malin e Zi në Çaçak mos të thom në Zagreb, ndoshta për këtë është vonuar gjithçka, tha ai.
Gjeloshaj tha se ka pasur bisedime me mandatarin dhe se shumë shpejtë pritet të dërgohet iniciativa për mbledhjen e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re. “Shpresoj se do të ketë mbështetje të gjerë në Kuvend”, tha Gjeloshaj.
Ai tha se do të shihet se cilat struktura mbështesin rrugën evropiane të Malit të Zi. Në këtë mënyrë do të shohim qëndrimin ndaj pakicave në këtë koncept.
Gjeloshaj është përmendur në media si një nga ministrat në qeverin e re, por ai thekson se do të qëndrojë në Komunën e Tuzit deri në fund të mandatit.
Pres që kjo qeveri të jetë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijë përfaqësues të të gjitha pakicave, që do të jetë mesazhi më i rëndësishëm”, tha ai.
Ai pret që fillimisht të mblidhet Kuvendi për uljen e akcizës së karburanteve.
“Deputetët nuk e kanë problem me çmimet sepse kanë të ardhura të mira, ndaj përgjegjësia ndaj qytetarëve tregohet me këtë veprim, që individët nuk mendojnë të inicojnë mbledhjen e Kuvendit. Megjithatë, besoj se ka një shumicë të deputetëve që do të mblidhen dhe që do të caktojnë seancën për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”, tha Gjeloshaj.