Posta e Malit të Zi ka hapur sot zyrtarisht ekspoziturën e saj edhe në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit, ku nga sot qytetarët e komunës sonë kanë edhe një ekspoziturë tjetër ku mund të kryejnë pagesat e tyre.
Hapja u bë nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, si dhe nga përfaqësuesit e Postës së Malit të Zi drejtori ekzekutiv, Dragan Tufegxhiq dhe kryetari i bordit të drejtorëve të Postës së Malit të Zi, Igor Bullatoviq.
Komuna e Tuzit!

