Në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes politike mbi zgjedhjet e lira dhe demokratike, opozita është duke kalkuluar me mbi 200 funksione për njerëzit e vetë në organet qendrore dhe lokale të pushtetit.
Partia Demokratike e Socialistëve dhe kryetari i saj Millo Gjukanoviq kanë treguar me marrëveshjen e ofruar për zgjedhje të lira dhe demokratike se është e hapur dhe e gatshme t’i hap dyert e pushtetit, por pret që këtë hap opozita ta kuptojë me përgjegjësi e jo si mundësi për bllokimin e procesit, ka thënë funksionari i kësaj partie, Zoran Jeliq.
U kemi ofruar atyre që kanë treguar mosbesim në procesin zgjedhor që të marrin pjesë në kontrollin e shpenzimit të mjeteve shtetërore dhe të jenë në institucione, ndërmarrje, organe shtetërore, qeverisje lokale. Presim që këtë hap opozita ta kuptojë me përgjegjësi, që të vendoset si partner e jo ta bllokojë procesin, ka thënë për gazetën Dnevne Novine deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Zoran Jeliq.
Funksionari i DEMOS-it Goran Danilloviq thotë se me marrëveshje mbi zgjedhjet të lira dhe demokratike opozitës i takojnë 200 poste në fushat kyçe, si dhe e drejta për vendosje. Ai ka thënë se në Patinë demokratike të Socialistëve deri në momentin e fundit kanë shpresuar që një pjesë e opozitës do të heq dorë dhe se Gjukanoviq do t’i thotë Evropës se i kam ofruar të gjitha, por nuk kam pasur kujt t’ia ofroj. Ndërkaq, kryetari i Partisë Socialiste Popullore Sërgjan Miliq, e cila gjithashtu merr pjesë në bisedime, konsideron se pas nënshkrimit të marrëveshjes, opozitës i takojnë edhe më shumë se 200 vende. Kurse Negjelko Rudoviq nga Lëvizja qytetare URA ka thënë se 200 poste është numër real që i është ofruar opozitës./Malësia.ME/