Rama në Shtëpinë e Bardhë takim me Obamën dhe Biden (Video)

Edi Rama përfundon vizitën në Shtetet e Bashkuara me takimin me zv.presidentin Baiden dhe Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Obama thyen protokollin dhe merr kryeministrin shqiptar në Zyrën Ovale. 

Takimi në Shtëpinë e Bardhë i kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit që e shoqëron është fundi i një vizite historike jo thjesht për faktin se bëhet në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por edhe në fund të një serie takimesh të rëndësishme që kreu i ekzekutivit pati në Nju Jork dhe në Uashington.

Sigurisht që axhenda ka qenë e rëndësishme në takimin me zv.Presidentin Joe Biden për katër minuta dhe më pas për 40 minuta të tjerë me Presidentin Barack Obama.

Çështjet e sigurisë, për shkak se Shqipëria shikohet si një investim strategjik i Shteteve të Bashkuara, por edhe çështje konkrete si reforma në drejtësi, Byroja Kombëtare, Samiti i NATO-s në korrik në Varshavë, kriza e refugjatëve për të cilën Edi Rama ka pasur një qëndrim deri diku kontraversial, por padyshim edhe çështje të tjera të rëndësishme siç janë investimet e mëdha strategjike amerikane si TAP-i dhe çështje të tjera.

Kjo vizitë vjen edhe në një moment kur së paku Donald Trump po fiton mbështetjen e republikanëve dhe Edi Rama, vetëm 24 orë më parë në CNN, e bëri të qartë që ky do të ishte një investim i gabuar i shtetasve amerikanë.

Për më shumë ndiqni videot:

13016438_10207717027157383_781287166_o Rama - Obama

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!