Gjeloshaj: BESA e dhënë dha rezultat

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj për portalin CdM tha se qytetarët e Tuzi e mbajtën BESËN e dhënë se do të respektojnë të gjitha masat e marra nga Trupi Kordinues Nacional .

Ai thotë se zbutja e masava është e rëndësishme për të gjithë banorët e Malësisë.

“Para së gjithash, sepse ata e mbajtën së pari fjalën, duke parandaluar përhapjen e virusit dhe duke u treguar të gjithëve se sa të civilizuar dhe të kulturuar janë njerëzit e kësaj ane, me shpresën se dërguan mesazh të gjithëve në Mal të Zi që të ndjekin sjelljen e tyre dhe të mposhtin virusin sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të gjithë të punojmë së bashku për zhvillimin e shoqërisë “, tha Gejloshaj në një prononcim për CdM./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!