Sapo më telefonoi ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, me të cilin biseduam për situatën aktuale dhe i cili shprehi gatishmërinë e vetë për të na ndihmuar në mënyrë që bashkërisht të dalim nga kjo situatë sa më parë.
Ministri Cakaj, shprehi vlerësimet e veta dhe mirënjohjen e lartë për pushtetin vendor dhe qytetarët në menaxhimin e mirë të situatës në komunën e Tuzit.
Falënderoj ministrin Cakaj për angazhimin dhe interesimin e tij, si çdo herë për popullin shqiptarë në Mal të Zi e në veçanti për komunën tonë.
Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj