Gjeloshaj: Sulm i ministrit Spajiq ndaj komunave ku jetojnë popujt pakicë

Në ekspozenë e tij, Kryeministri Zdravko Krivokapić ka paralajmëruar decentralizimin e vetëqeverisjeve lokale përmes ndryshimit të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale dhe Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale!

Fatkeqësisht, ekspozeja e Kryeministrit nuk ka asnjë kuptim për Ministrin e financave dhe mirëqenies sociale, Z.Spajiq, i cili përgatiti ligjin që privon komunat më pak të zhvilluara 11.2 milion euro!Ligji për të cilin jam i sigurt se nuk do të mbështetet nga asnjë deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe tashmë kam një paralajmërim të disa deputetëve nga shumica qeverisëse se një sulm të tillë ndaj komunave nuk do të mbështesin.

Logjika e ministrisë së financave është të marrë nga komunat më të varfra, më pak të zhvilluar, e për fat të keq këto janë shumica e komunave ku jetojnë popujt pakicë. Kjo mendoj se nuk është rastësi, por qëllimi që standardi i komunave ku jetojnë popujt pakicë të goditet edhe më shumë sepse kjo është fatkeqësisht politika e Qeverisë aktuale, mirëpo ngjajshem edhe ato paraprake i perkrahen këto komuna, për atë këto komuna janë të pazhvilluara!

Në numër, kjo do të thotë 5-6 milion më pak për komunat e Ulqinit, Tuzit, Gucisë, Plavës dhe Rozhajës! Nëse analizojmë buxhetin për vitin 2021 dhe këtë propozim, përfundimi është i qartë, qeveria ka një strategji të veçantë ndaj vendeve ku jetojnë pakicat! Këto janë të dhëna konkrete dhe mirë të argumentuara.

Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!