Ministria e Financave nuk po i paguan fondet komunës së Tuzit – Gjeloshaj njofton ambasadat

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u është drejtua delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe ambasadave të SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, duke pohuar se janë të diskriminuar, sepse Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale nuk është duke i paguar fondet nga buxheti i shtetit të cilat i takojnë komunë së Tuzit.

Gjeloshaj i referohet faktit se buxheti i komunës ka marrë vlerësim pozitiv nga ministria kompetente dhe se për këtë vit u takon dy milion euro, gjegjësisht nga 500,000 çdo tre muaj . Paratë, megjithatë, nuk po arrijnë përkundër apeleve. Megjithëse ligji përcakton që kjo shumë të paguhet në muaj, ajo nuk është realizuar.

Komuna gjithashtu iu drejtua Kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe Zëvendës Kryeministrit Dritan Abazoviq më 29 mars dhe nuk ka marrë një përgjigje deri më sot.

Vitin e kaluar, komuna e Tuzit fitoi fonde pa pengesa, të cilat u përcaktuan nga buxheti i shtetit për atë vit. Ne besojmë se pavarësisht nga financimi i përkohshëm, nuk ka asnjë pengesë për pagimin e fondeve Komunës së Tuzit – shkruan mes tjerash në letrën e Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!