Qeveria e Malit të Zi të përqëndrohet në reformat e mëtejshme

Anëtarët e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) miratuan Raportin mbi Malin e Zi, të raportuesit Tonino Picula. Eurodeputetët shprehën mbështetjen e plotë për procesin e pranimit të Malit të Zi në BE dhe i bënë thirrje qeverisë së re të përqëndrohet në reformat e mëtejshme.

Deputetët e Këshillit të Punëve të Jashtme vlerësuan përparimin e Malit të Zi në luftën kundër krimit të organizuar dhe u bënë thirrje autoriteteve të shpejtojnë reformat, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, drejtësisë, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit.

58 deputetë votuan për raportin, katër deputetë ishin kundër, ndërsa 9 abstenuan.

Malësia.me

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!