Hapja solemne e Dauti Komerc në Tuz (Video)

Dje në Tuz, kompania Dauti Komerc bëri hapjen solemne të objektit të ri. Në këtë event të pranishëm ishin themeluesi i Dauti Komerc Xhemail Dauti, drejtori gjeneral Hamim Dauti, ambasadorja e Republikës së Maqedonisë në Mal të Zi Syhana Kerimi , kryetari i odës ekonomike të Republikës së Maqedonisë Branko Azevski, kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha, kryetari i Komunës së Tuzit Abedin Axhoviq…

Themeluesi i kësaj kompani Xhemail Dauti për TV Boin, tha se përparësi për punësim në këtë kompani gjithmon kanë pasur shqiptarët nga Malësia, dhe se qëllimi kryesor i tyre ishte që qëndra e kompanisë të jetë në Tuz edhe pse Dauti Komerc funksionon në të gjithë tregun e Malit të Zi.

Ai tha se për momentin kompania ka afro 60 të punësuar dhe mbrënda 2-3 vitëve planifikojnë që numri të kalojë mbi 200 të punësuar.

Për më shum mund të ndiqni reportazhin e TV Boin:

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!