Kurtezi takohet me Gjukanoviqin: Shprehu shqetësim për ndryshimin e Ligjeve mbi shtetësinë dhe të drejtën e votës

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Shqipërisë janë shembull miqësie, pa çështje të hapura, dhe me detyrimin e të dy vendeve për tu kujdesë për marrëdhëniet me popujt pakicë.

Përvoja e Malit të Zi dhe e Shqipërisë është rrallë pozitive dhe krenare për kontributin e pakicave në zhvillimin dhe stabilitetin e të dy vendeve, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në takimin e sotëm me ambasadorin e Shqipërisë, Ridi Kurtezi.

Siç u njoftua nga kabineti i presidentit, Gjukanoviq bisedoi me Kurtezin në lidhje me marrëdhëniet miqësore midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe perspektivën evropiane të të dy vendeve dhe rajonit në tërësi.

Kurtezi, duke falenderuar për pritjen, përshëndeti marrëdhëniet pozitive dhe vëllazërore midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat janë një shembull për të gjithë në rajon.

Kurtezi siç njoftohet, shprehu disa shqetësime në lidhje me çështjen dhe njoftimet e zgjidhjeve ligjore mbi shtetësinë dhe të drejtën e votës, të cilat mund të prekin popujt e pakicave, ashtu edhe shqiptarët, si dhe deklarata të caktuara nga disa zyrtarë të cilët, siç tha ai, nuk ndihmojnë stabilitetin rajonal./Malesia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!