Simoviq, vizitë prodhuesve bujqësor në Malësi

Me realizimin e ftesës publike në mbështetje për pasijen e prodhuesve me mjete të mekanizuara dhe paisje  përcjellëse, është investuar 1 milion euro, prej të cilave Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ka siguruar 500 mijë euro si prkrahje pa kthim .

Ministri i bujësisë dhe zhvillimitv rural, Millutin Simoviq, me rastin e vizitës  në Tuz, ka pohuar se me realizimin e ftesës publike janë siguruar afro 1 mijë mjete të mekanizuara për bujqësi. Nga agrobuxheti këtë vit, bujqëve u janë siguruar 31,5 milion euro, ndërsa përmes 23 masave për zhvillimin rural 18.7 milion, ka deklaruar Simoviq në konferencën për gazetarët, të organizuar në pronën bujqësore të prodhuesit Nikollë Camaj.

Siç njofton portali i RTMZ, Simoviq ka shtuar se përveç këtyre mjeteve, për avancimin e prodhimtarisë bujqësore  dhe infratsrukturë në rajonet rurale, Ministria përkatëse nga fondi ndërkombëtar për zhvillimin e bujqësisës ka siguruar afro 4 milion euro kredi me kushte të volitshme të kreditimit si dhe mbështetje pa kthesë prej 2 milion euro.

Në mënyrë intensive është duke u punuar në realizimin e parakushteve  për tërheqjen e mjete nga programi IPARD ndërsa kemi filluar edhe bisedmite me banskën botërore me qëllim të realizimit të projektit të ri MIDAS, ka thënë Simoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!