Gegaj: Shqiptarët janë gjithmonë besnikë Malit të Zi, deklaratat e Medojeviq janë jo-serioze

Zyrtari i DPS Nikollë Gegaj tha se shqiptarët në Malin e Zi kanë qenë gjithmonë besnik vendit në të cilin jetojnë, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e saj dhe me zemër të plotë morën pjesë në rikthimin e pavarësisë.

Në reagimin e deklaratës së Nebojsha Medojeviq, Gegaj tha se “deklaratat e atij njeriu janë aq jo-serioze, sa më duket e pakënshme t’i komentosh”.

Medojeviq dje deklaroi, se të gjithë politikanët shqiptarë në Mal të Zi mbështesin Shqipërinë Natyrale, apo parimin “të gjithë shqiptarët në një shtetë”.

Sipas Gegaj, deklaratat e Medojeviq  askush nuk i merr seriozisht.

“Për aq sa unë e di, Mali i Zi nuk kërcënohet nga asnjë lloj rreziku nga projektet e mëdha shtetërore, por që as për ndonjë nga këto qëllime nuk mund të abuzohet me asnjë popull në Mal të Zi. Medojeviq duhet të dijë se Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të aleancës së NATO-s, tha Gegaj.

Deklarata të tilla, shtoi ai, me siguri nuk do të cënojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Malit të Zi dhe Shqipërisë , kurse shqiptarët në Malin e Zi kanë qenë gjithmonë besnik vendit në të cilin jetojnë, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshmedhe me zemër të plotë morën pjesë në rikthimin e pavarësisë.

“Është më mirë dhe më mençur që Medojeviq kohën e tij të lirë ta shpenzojë në zgjidhjen e një sërë problemesh në DF sesa atë e shpenzon në rritjen e tensioneve midis qytetarëve të Malit të Zi, duke u përpjekur të keqpërdori harmonin shumënacionale dhe shumëkonfensionale që ekziston me shekuj në Malin e Zi, “përfundoi Gegaj për Portal Analitika./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!