Gjeloshaj: Bashkësia Ndërkombëtare të ndikojë në kthimin e mandateve të garantuara shqiptarve

Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare do të ndikojë në zgjidhjen e problemit të ndryshimit të ligjit zgjedhor dhe rikthimit të mandateve të garantuara për shqiptarët, pasi që nuk është më as morale një diskriminim i tillë, tha zyrtari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj në një intevistë për DAN.

• Si e vlerësoni rezultatin e zgjedhjeve lokale të 27 majit?

Alternativa e Shqipërisë atë që planifikoi e realizoi dhe përfundoi zgjedhjet lokale me sukses.

Ne fituam një mandat komunal në Podgoricë dhe mbajtëm një mandat komunal në Plavë. Alternativa Shqiptare vazhdon rritjen e saj dhe aktualisht është e vetmja parti shqiptare e përfaqësuar në katër parlamente lokale – në Tuz, Podgoricë, Plav dhe Guci.

Me qasjen serioze dhe bashkëpunimin me partnerët, duke ruajtur kredibilitetin tonë, ne kemi dëshmuar se mund të forcojmë mbështetjen e shqiptarëve ndaj partive nacionale.

• A po e përmbush DPS-në në mënyrë adekuate marrëveshjen e koalicionit? Nëse ka premtime të paplotësuara, cilat janë premtimet?

Alternativa Shqiptare ka një marrëveshje me DPS në nivel shtetëror. Jemi të prezentuar me një deputet i cili vjen nga Forca, Genci Nimanbegu. Kërkesa më e rëndësishme politike, Komuna e Tuzit – e realizuam. Pikat e tjera të marrëveshjes ose janë realizuar ose janë duke u punuar në to, por ka edhe nga ato në lidhje me të cilat nuk është bërë asgjë. Në bashkëpunim me Forcën, ne po përpiqemi që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt dhe në mënyr efikase.

Ne nuk jemi plotësisht të kënaqur me zbatimin e marrëveshjes në aspektin kuadrovik dhe këtu DPS, kur është në pyetje koalicioni ASH-Forca, ka dështuar plotësisht.

• Nëse nuk do të ketë ndryshime në ligjin zgjedhor dhe kthim i mandateve të garantuara shqiptarëve, cilat do të jenë lëvizjet e jueja?

Për të zgjidhur këtë problem, është e nevojshme mbështetja nga dy të tretat e deputetëve. Për fat të keq, nuk ka asnjë subjekt në opozitë që është i interesuar për çështjen e statusit të pakicave, prandaj është shumë e vështirë të arrijmë tek shumica për të zgjidhur këtë problem.

Dikuj i konvenon që një deputet shqiptar të “kushtojë” rreth 9,000 vota, kurse tjerët 4,000 vota. Në këtë pjesë, ndikimi ynë nuk është i madh, por shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare do të ndikojë në zgjidhjen e problemit.Një diskriminim i tillë nuk është më as moral.

• A do të dal në mënyrë të pavarur ASH në zgjedhjet e Tuzit?

Për fat të keq, në Tuz nuk kemi zgjedhje të madhe të partive nacionale për koalicion. Kemi dy subjekte minore politike dhe Alternativa Shqiptare në krahasim me ta ka patur një rritje të trefishtë në zgjedhjet e fundit në Tuz.

Pas zgjedhjeve të Podgoricës, mbështetja jonë vetëm u forcua, kurse ata u bënë edhe më minorë. Pra, do të shohim, është shumë herët për të folur për këtë. Ndoshta opsioni më i mirë është të bashkohen me Alternativën shqiptare, sepse ata kanë mbështetjen në nivelin e gabimit statistikor dhe vështirë se mund të kalojnë cenzusin në Tuz.

Me Alternativën Shqiptare, dy vitet e fundit janë bashkuar dy grupe qytetare dhe një parti dhe shohim se kjo qasje jep rezultat në zgjedhje.

Nuk do të formojmë koalicion në mënyrë që liderucat të kenë buxhetin e tyre, nëse duan të bashkëpunojnë – urdhëroni në ASH ose ata vetë të çlirohën nga liderucat e tyre me të cilët nuk është e mundur bashkpunimi për shkak të gjithçkaje që bënë në të kaluarën./Malësia.ME/

 

Shperndaje