Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë udhëtuar drejt Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.
Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që ua kishte bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka shkruar në Facebook, kryeministri Rama.