Kristjan Dukaj intervistë me Majk (Video)

Intervistë me këngëtarin Kastriot Rexha

(Intervistoi Kristjan DUKAJ)

Është fat të jesh pjesë e Babastars

Kënga “Sjena mo” ka qenë një ndër hitet më të mëdhaja në karrierën tuaj. A e quani si fat bashkëpunimin me Getoar Selimin?

Majk: A është fat? Normal që është fat me qenë pjesë e një ekipe shumë të mirë dhe shumë të madhe, aty gjithçka është në vendin e duhur. Është fat, është kënaqësi së pari me qenë pjesë e babastars, mandej bashkëpunimi me Getin që ka pas një sukses të jashtëzakonshëm. Është fat me pas një njeri si Getin në ekip, edhe me mësua shumë gjëra prej tij, duke ditur që është që 20 vjet në skenë, prej mat fortëve. Është kënaqësi me punua me të dhe me krejt grupin e babastars.

Kënga “Dashni” është një tjetër sukses i juaji , por këtë herë solo. Pas publikimit të kësaj kënge erdhën shumë kritika që kënga, ose më mirë të them, stili i këngës është i vjedhur, si e komentoni Ju këtë?

Majk: Kënga “dashni” e ka vazhduar suksesin e vet, mos të them gati njëjtë si kënga “ sjena mo”. E kan prit shumë mirë, bile kur shkoj nëpër koncerte e ndali zërin dhe këngën e vazhdon publiku prej fillimit deri në fund. Suksesi i kësaj kënge shihet si në koncerte, si në klikime, si në gjithçka. Sa u përket kritikave që kënga është e vjedhur, nuk është kënga si kënga e vjedhur, është stili i njëjtë, teksti është i imi. Pra që të bëhem më i qartë, stili është i njëjti si i këngëtarit Maitre Gims, jo kënga. Shumë herë e kam thënë që ky artist më inspiron dhe nuk e kam problem ta përsëris këtë edhe thjesht stili i tij është i veçantë, sepse është i vetmi këngëtar që këndon me nota të larta, edhe kur e bëj unë të njëjtën gjë, ajo vërehet shumë. Unë mund të gjej 10 repera që e kopjojnë muzikën e njëri tjetrit, por aq shumë kopjohet, që ajo kalon në diçka, që duhet trend. Duka ja filluar nga Amerika deri në vendin tonë. Sot është shumë lehtë me kopjua. Unë thjesht kam dashur të bëj diçka që nuk e bëjnë shumë veta, në Shqipëri dhe Kosovë asnjë reper nuk mund të këndojë në atë tonalitet aq të lartë, kjo është arsyeja pse kjo këngë është vërejtur më shumë. Me Maitre Gims, kam kontakte të mira, i pëlqen muzika ime dhe më mbështet në atë që bëj unë.

Kur do keni një bashkëpunim me Onatin, sepse që nga koha që jeni bërë pjesë e Babastars nuk keni pasur ndonjë bashkëpunim vetëm ju të dy?

Majk: Me Onatin jemi bashkë në babastars, bashkë nëpër koncerte, jena edhe shokë të jetës. Edhe pse u bë një kohë e gjatë që nuk kemi pasur ndonjë bashkëpunim, prapë se prapë nuk mund të ikim njëri tjetrit. Kur? Nuk e di saktë. Por po përpiqemi që kur të bëjmë një bashkëpunim, mos të jetë vetëm bashkëpunim, por të jetë diçka madhështore. Shpresoj që së shpejti do kemi një bashkëpunim, jo vetëm një, por mendoj që më shumë.

U bë një kohë e gjatë që jeni pjesë e estradës shqiptare. Si e definoni ju repin shqiptarë? A ka devijuar kohëve të fundit?

Majk: Devijuar? Jo, nuk ka devijuar. Për mendimin tim është duke ecur me hapa të mirë. Është repi numër një në Balkan. Për nga kualiteti dhe për gjithçka. Ka talenta të rinj, ka repera të mirë. Deri sot çfarë kam dëgjuar, repi jonë është shumë më i mirë. Çdo këngë që bëhet është shumë kualitet.

Kur mund të Ju presim në Mal të Zi, respektivisht në Malësi-Tuz?

Majk: Në Mal të Zi do të jem verës, respektivisht në Ulqin. Në Malësi? Nuk e di çfarë të them, andej nuk ka organizime të tilla. Por, nëse fitojmë ftesë, unë gjithë dëshirë do vij. Aty ku ka shqiptarë, aty edhe do të vij.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!