Vukoviq: Bojkoti i zgjedhjeve i pakuptimtë

Bojkotimi eventual i zgjedhjeve do të rezultojë thellimin afatshkurtër të krizës politike në Mal të Zi dhe humbjen afatgjate të legjitimitetit politikë të partive të cilat do të vendosin për një opsion të tillë , ka vlerësuar profesori në Fakultetin e Shkencave politike  Ivan Vukoviq.

Ai konsideron se ideja e bojkotimit të zgjedhjeve e humb kuptimin në situatën në të cilën përfaqësuesit e partive opozitare kontrollojnë jo vetëm postet kyçe në qeveri  , por edhe pjesën më të rëndësishme të aparatit shtetëror , dhe e gjithë kjo , siç ka theksuar në shtetin i cili është në prag të NATO-s dhe në gjysmën e rrugës drejtë anëtarësimit në UE. Por sipas Vukoviq, kohëve të fundit politika ka dëshmuar se diçka që nuk ka kuptim nuk do të thotë se edhe nuk do të ndodhë.

Vukoviq mendon se në zgjedhje lufta kryesore do të bëhet në mes tre blloqeve, PDS dhe partnerët e saj tradicional, pro serbët e Frontit Demokratik, dhe treshja URA- DEMOS-Partia Socialdemokrate, duke mos harruar edhe PSP-në dhe Demokratët të cilët kanë njoftuar dalje në zgjedhje si subjekte të vetëm.

Shperndaje