Gjeka: Shteti i Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit janë pronarë të zonës së të mirave kulturore në Shas

Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka të shtunën ka dhënë deklaratën e parë të tij rreth situatës të ditëve të fundit ku Ulqini ka qenë kryetemë e të gjitha mediave vendore por edhe të rajonit për shkak të ngjarjes së Shasit ku Kisha Ortodokse Serbe tentoi të shërbejë liturgji në Kishën e Shën Gjonit, shkruan Ulqini Online.

Z. Gjeka për të portalin Analitika ai u shpreh se shteti i Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit janë pronarë të zonës së të mirave kulturore në Shas dhe institucionet duhet të zbatojnë ligjet që janë në fuqi. Ai poashtu shton Ulqini është qytet i hapur dhe se këtu çdo njëri është i mirëseardhur.

Ndërsa sa i përket iniciativës së gjashtë bashkësive lokale të Anës së Malit, të cilat u janë drejtuar Kuvendit të Komunës me kërkesën që Kuvendi, duke vepruar sipas udhëzimeve të Planit Hapsinor dhe rekomandimeve profesionale, të përcaktojë dedikimin muzeal të tërë lokalitetit të Shasit, Gjeka tha se për të nuk kanë biseduar në nivel koalicioni qeverisës në Ulqin.

”Rreth propozimit që Shasit ti përcaktohet dedikim muzeal nuk kemi biseduar në nivel të koalicionit qeverisës në Ulqin. Ajo iniciativë nuk ka qenë në rend të ditës së mbledhjes së fundit Kuvendit komunal e cila është mbajtur të merkurën me 11 korrik”, u shpreh Gjeka./UlqiniOnline/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!