Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në ekipin Iskra të Danillovgradit në kampionatin e Malit Zi, sipas gazetës “VJESTI” futbollisti 23 vjeçar nga qyteti i Tuzit, Driton Camaj është në shënjestër të ekipit Shkëndija të Tetovës. Siç raporton gazeta Vjesti, marrëveshja është afër realizimit dhe futbollistin Camaj vetëm formaliteti e ndanë nga fanella me emblemën kuqezi.

Pal Dreshaj kryetar i klubit të futbollit Deçiq nga Tuzi, konfirmoi se “E vërtetë se është e interesuar Shkëndija, akoma nuk kanë arritur marrëveshje. Është një futbollist i shkëlqyeshëm që luan anësor i majte, por edhe i djathtë. Sezonin që kaloi ka luajt në Iskra të Danillovgradit, kontributi I tij ishte vendimtare që Iskra shkon ne kualifikime te UEFA-s”
Futbollisti shqiptar nga Tuzi Driton Camaj ka lindur më 7 mars 1997, gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur në ekipin e Buduqnostit në Podgoricë, Lovqen të Cetinës, Iskra të Danillovgradit, Deçiq të Tuzit dhe Inter të Zapreshiqit në Kroaci. Nga skuadra tetovare akoma nuk ka asnjë të dhënë lidhur me angazhimin apo jo të këtij futbollisti shqiptar nga Mali i Zi./KlanMacedonia/