Jasaviq në Guci: Rruga përmes Shqipërisë, Mali i Zi duhet të punoj në mënyrë më efikase

Diaspora është pjesa më vitale e Malit të Zi dhe ata mund të ndihmojnë zhvillimin e shtetit, vlerësoi nënkryetarja  e qeverisë  Azra Jasaviq e cila sot qëndroi për vizitë zyrtare në Guci.

Jasaviq vlerësoi se është nevojshëm përmirsimi i marrëdhënieve mes qeverisë së Malit të Zi dhe diasporës.Ne sot kemi hapur disa çështje të cilat kanë të bëjnë me interesat vitale të komunës së Guci, në lidhje me infrastrukturën rrugore që lidh Plavën dhe Gucinë me Podgoricën.

Rruga përmes Shqipërisë,për të cilën flitet tash një kohë të gjatë, pala shqiptare në mënyrë efikase është duke e mbaruar, ndërsa edhe Mali i Zi duhet ta bëjë këtë në mënyrë më efikase, theksoi Jaseviq.

Ajo theksoi se kërkesat, të cilat i ndigjoi sot, do të artikulohen në mënyrë të drejtë dhe në adresën e duhur./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!